I riu që u vra mbrëmë në Mitrovicë me tre plumba, është nipi i ish drejtorit të Galerisë së Arteve, njëkohësisht profesor në njërin nga kolegjet në vend, Fahredin Spahija.
Ky i fundit vrasjen e nipit të tij e ka lajmëruar edhe në rrjetin social Facebbok. “Mitrovicë, 06 maj 2017. Njoftoj të gjithë familjarët, miqtë e dashamirët se mbrëmë pabesisht nga dora e ligë, u vra nipi im i dashur Ermal Kamberi”, thuhet në postimin e tij.