Tiranë, “Nënë Tereza” mbulohet me qilim gjigant

Posted on May 06, 2017, 10:44 am
41 secs

Sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë është shtruar me një qilim gjigant me motive tradicionale shqiptare, në kuadër të edicionit të 18-të të Bienales së Artistëve të rinj, “Mediterrane 18”.

Qilimi i punuar me motive tradicionale të fshatit Shëngjergj të Tiranës është zgjedhur nga kryeministri Edi Rama për të uruar mëngjesin e së shtunës dhe ditën e Shën Gjergjit.

Janë rreth 230 artistë nga Mesdheu që kanë mbërritur në Tiranë me veprat e tyre.